Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Jemi duke pritur ftesë për samitin e NATO-s

schedule09:08 - 23 Prill, 2022

schedule 09:08 - 23 Prill, 2022

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka thënë se vendi pret një ftesë për samitin e NATO-s. Kjo deklaratë vjen pasi kryeministri Boris Johnson tha se një vizion afatgjatë për vendin e Ukrainës në “arkitekturën e sigurisë” të Evropës së ardhshme duhet gjithashtu të zhvillohet.

Ndërsa ai tha se nuk do të jetë njësoj si garancia e Nenit 5 të NATO-s, në të cilën një sulm ndaj një shteti anëtar konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve ai shpresonte se do të ofronte frenim.

“Ajo që ukrainasit duan  dhe unë mendoj se tani do të marrin  është një koleksion garancish nga vendet me të njëjtin mendim se çfarë mund të bëjmë për t’i mbështetur ata me armatim, me trajnime dhe me ndarjen e inteligjencës,” tha Johnson. /abcnews.al