Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Refugjatët ukrainas në Greqi festojnë pashkët ortodokse

schedule19:11 - 22 Prill, 2022

schedule 19:11 - 22 Prill, 2022

Ukrainasit të cilët janë strehuar në Greqi pas largimit nga vendi i tyre në luftë, pjesa më e madhe fëmijë dhe gra, po përgatiten të festojnë pashkët ortodokse sipas të gjitha traditave

Kampi i refugjatëve të Seres, në veri të Greqisë, një orë larg Selanikut, strehon 132 refugjatë ukrainas. Pjesa më e madhe janë gra dhe fëmijë. Dhe pse larg nga shtëpitë e tyre gratë kanë nisur përgatitjet për të festuar pashkët ortodokse sipas të gjitha zakoneve: ngjyrosja e vezëve, përgatitja e qirinjve dhe ëmbëlsirave tradicionale.

Ato shprehen se pavarësisht dhimbjes, iu është dashur të mendojnë për fëmijët pasi ata kanë humbur atdheun e tyre. Por nuk duhet të humbasin historinë dhe traditat. Ato janë të sigurta se çdo gjë do të shkojë mirë dhe do të rindërtojnë jetën. Në këtë kamp jetojnë 36 fëmijë, 6 nga të cilët shkojnë në shkollë dhe të gjithë janë duke mësuar gjuhën greke.

Që nga dita e parë e mbërritjes në Seres, refugjatët ukrainas shkuan në Kishë për të shtuar me anë të lutjeve shpresën e një rilindjeje të vendit të tyre të përfshirë nga lufta.

Në dy muajt e fundit rreth 21 mijë ukrainas kanë mbërritur në Greqi, dhe pothuajse të gjithë gjejnë ngushëllim në Kishën Ortodokse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!