Futbollisti i lindur në Rusi nuk duron: Putin fashist, lavdi forcave të armatosura të Ukrainës

schedule18:21 - 22 Prill, 2022

schedule 18:21 - 22 Prill, 2022

Rusia prej 24 shkurtit ka sulmuar Ukrainën dhe e ka shitur të gjithën si një aksion për çarmatimin e vendit dhe jo si luftë. Reagimet për këtë që po ndodhin kanë qenë të shumta edhe nga bota e sportit.

FIFA e UEFA kanë dënuar klubet dhe kombëtaret ruse, siç kanë barë edhe federata të tjera në sporte të ndryshme.

Së fundmi kundër luftës ka reaguar edhe një futbollist i lindur në Rusi, por që ka luajtur deri me Ukrainën U21 për shkak të nacionalitetit të tij.

Oleksiy Khoblenko, i cili luan në Estoni me Levadia Tallinna, pasi shënoi një gol në kampionat, ka shpalosur një mesazh në fanellën e tij: “Lavdi forcave të armatosura të Ukrainës. Putin është një fashist”.

Khoblenko pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Ukrainë, ku ka luajtur për Dynamo Kyiv II, Poltava, Hoverla, Dnipro-1 dje Kryvbas KR, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Poloni me Lech Poznan, në Bjellorus me Dinamo Brest dhe Norvegji me Stabaek. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!