Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diplomati gjerman: Interesi për vendet e Ballkanit Perëndimor është në rënie

schedule16:35 - 6 Prill, 2019

schedule 16:35 - 6 Prill, 2019

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Deutsche Vele, Mikael Roth, sekretari i Shtetit për Europën në ministrinë e jashtme gjermane, theksoi se në Bashkimin Europian ka rënë interesi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian, aktualisht është shumë i ngarkuar, por kjo nuk është një arsye që Ballkani Perëndimor të lihet në Harresë. Deklarata vjen nga Mikael Rot, sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane në një intervistë për Deutsche Vele.

Ndër të tjera ai theksoi se si dhe më parë interesi strategjik i Bashkimit Europian dhe shumë vendeve anëtare për Ballkanin Perëndimor, ka rënë. Sipas tij ky fakt është problematik dhe njëkohësisht shqetësues; kjo pasi BE mund të jetojë e sigurtë dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëhet më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Roth propozon nga ana tjetër një shtim të pranisë së BE në rajon në mënyrë që të bëhet e qartë se nuk harrohen njerëzit në Ballkanin Perëndimor, edhe sepse procesi i transformimit, rruga në BE është kaq e mundimshme, me kaq vështirësi për njerëzit atje. Një fakt për këtë është të rinjtë, që duan të largohen nga vendi e që shkojnë në Gjermani, sepse nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!