Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, këtë të premte ka deklaruar se shpreson që në kuadër të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, dy homologët e tij Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky të takohen në Turqi.
Erdogan është shprehur se është e rëndësishme që ato të pranojnë ftesën për një takim të mundshëm mes tyre në Stamboll në kuadër të bisedimeve për paqe.
“Shpresoj që ky takim mes liderëve të mund të mbahet në Stamboll nëse ata e pranojnë ftesën”, ka thënë ai.
Ndërkohë duke iu referuar bisedimeve të zhvilluara në Bosfor në fund të marsit midis delegacioneve nga Moska dhe Kievi, Erdogan është shprehur se shpreson që të ketë një rezultat në negociatat mes dy vendeve. /abcneës.al