Shqipëria ka interes të rrisë bashkëpunimin dhe të kërkojë shtimin e investimeve nga Katari në projektet strategjike për vendin. Është kjo kërkesa e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij gjatë vizitës zyrtare në Katar.
Lehtësimi dhe heqja e vizave për shqiptarët është një tjetër aspekt që mundëson bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha, vecanërisht në atë të transporit ajror dhe hyrjen e Katar Airways për fluturime direkte Doha-Tiranë- vuri në dukje Kryetari i Kuvendit. Gjithashtu z. Ruçi kërkoi mbështetjen e Shtetit të Katarit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /abcnews.al