Zelensky paralajmëron Rusinë: Çdo tentativë për aneksime të reja do ju çojë në varfëri ekstreme

schedule08:34 - 22 Prill, 2022

schedule 08:34 - 22 Prill, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi Rusinë se çdo përpjekje për aneksim do ta çojë më shumë sanksione drejt Moskës, e për rrjedhojë vendi do të varfërohet njësoj si në periudhën para luftës civile në 1917.

“Dua të them se nuk do të ketë asnjë “Republikë Popullore Kherson”. Nëse dikush dëshiron një aneksim të ri, ai mund të çojë vetëm në sulme të reja të fuqishme sanksionesh ndaj Rusisë. Ju do ta bëni vendin tuaj aq të varfër sa Rusia nuk ka qenë që nga lufta civile e vitit 1917. Kështu që është më mirë të kërkojmë paqe tani”, tha Zelensky, shkruan CNN.

Ai u bëri thirrje banorëve të rajoneve jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia që të tregojnë shumë të kujdes në lidhje me informacionin që u japin trupave ruse.

“Nëse ju kërkojnë të plotësoni disa pyetësorë,mos i jepni të dhënat e pasaportës tuaj, duhet ta dini, kjo nuk është për t’ju ndihmuar. Kjo do të bëhet për qëllim që rusët të falsifikojë të ashtuquajturin referendum për tokën tuaj, nëse vjen një urdhër nga Moska në skenë”, tha presidenti Zelensky.

Ndër të tjera Zelensky falënderoi kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës për mbështetjen e tyre gjatë mbërritjes në Kiev dhe falënderoi kryeministren daneze për gatishmërinë për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës, veçanërisht të Mykolaiv.

Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu SHBA-në për mbështetjen shtesë, duke thënë: “Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një paketë të re mbështetjeje për shtetin tonë. Ne jemi mirënjohës për këtë.  Kjo paketë përmban mjete shumë të fuqishme mbrojtëse për ushtrinë tonë. Në veçanti artileri, predha dhe dronë. Kjo është ajo që ne prisnim nga ju.”/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!