Lisbona do të ofrojë transport publik falas për fëmijët, studentët dhe të moshuarit, në një përpjekje të vendit portugez për kontributin që po jep në luftën e kundër ndryshimeve klimatike.
Kryebashkiaku Carlos Moedas tha se Lisbona po ndjek shembullin e qyteteve të tjera evropiane.
Kryeqyteti i Estonisë Talini dhe qyteti i Luksemburgut ofrojnë transport publik falas për të gjithë banorët, ndërsa qytete të tjera, si Londra dhe Parisi, ofrojnë transport falas për disa kategori fëmijësh dhe të moshuarish.
Sot, Këshilli Bashkiak i Lisbonës ra dakord unanimisht për planin, sipas të cilit të gjithë banorët nën moshën 18 vjeç, studentët nën moshën 23 vjeç dhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeç do të kenë të drejtën e transportit publik falas në metro, autobusë, trena dhe tramvaje që përshkojnë qytetin.
Masa do t’i kushtojë Lisbonës, me një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni, rreth 15 milionë euro në vit dhe do të zgjasë deri në verë.
Moedas shprehu besimin se kjo nismë e Lisbonës do të shtyjë pjesën tjetër të vendit të miratojë masa të ngjashme./abcnews.al/