Antonio Conte ka folur për emërimin e Erik ten Hag si trajner i Manchester United.
“Sigurisht, ne po flasim për një klub të madh dhe serioz. Mos harroni se sezonin e kaluar Manchester United përfundoi i dyti dhe forcoi skuadrën me Varane, Sancho dhe Cristiano Ronaldo. Është e çuditshme, sepse ata forcuan skuadrën, por u paraqitën më keq se sezonin e kaluar. Kjo tregon se gjërat nuk janë të lehta në Angli.
Të punosh në Premier League është e vështirë për çdo trajner, niveli këtu është shumë i lartë. Trajneri i Manchester United përballet me një presion të madh. Duhet të luftosh për trofe. Nuk është e lehtë sepse skuadrat e tjera kanë të njëjtat plane”, tha trajneri i Tottenham. /abcnews.al/