Mosmarrëveshja ligjore mes ish-çiftit, Amber Heard dhe Johnny Depp, po vijon me akuza gjithnjë e më shumë që dalin në pah për marrëdhënien e tyre martesore. Aktorja akuzon ish-bashkëshortin se e ka rrahur, sharë dhe kërcënuar se do ta vriste.
Depp e akuzon për shpifje dhe sjellje manipuluese si dhe dhunë. Megjithatë, Amber dhe Depp nuk janë çifti i vetëm që kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzim. Ja cilët janë çiftet e famshëm të Hollivudit që pësuan dhunë në familje.
Rihanna dhe Chris Brown
Në vitin 2009, Chris Broen dhe partnerja e tij e atëhershme Rihanna nuk arritën të shkonin në çmimet Grammy. Çifti u grind në makinë pasi Rihanna zbuloi një mesazh që Brown kishte marrë. Ai e sulmoi këngëtaren duke i shkaktuar disa dëmtime në fytyrë. Artisti u dënua me pesë vjet pezullim, 180 ditë shërbim në komunitet dhe këshillim për dhunën në familje, shkruan abcnews.al.
Charlie Sheen dhe Brooke Mueller
Pas një mosmarrëveshjeje për kujdestarinë e fëmijëve me ish-gruan Denise Richards, e cila e akuzoi atë për drogë dhe dhunë, Charlie Sheen u martua me Brooke Mueller. Në mëngjesin e Krishtlindjes 2009, Sheen u arrestua në Aspen, pas akuzave nga Mueller se i mbante një thikë në qafë duke i thënë “Më mirë të kesh frikë”. Aktori u deklarua fajtor dhe u dënua me 30 ditë në një qendër rehabilitimi në Kaliforni, 30 ditë pezullim dhe 36 orë menaxhim të zemërimit.
Mel Gibson dhe Oksana Grigorieva
Më 25 qershor 2010, këngëtarja akuzoi aktorin se e kishte goditur me grusht në fytyrë më shumë se një herë më 6 janar 2010, duke i shkaktuar asaj një dhëmb të thyer dhe tronditje. Incidenti çoi në një hetim për dhunën në familje kundër Gibson, por zhvillimi më tronditës ndodhi në korrik, kur një kasetë audio e Gibson duke lëshuar një fjalë sharje kundër Grigorieva u bë virale. Gibson u dënua përfundimisht me një pezullim tre-vjeçar, këshillim dhe shërbim në komunitet në 2011, shkruan abcnews.al.
Pamela Anderson dhe Tommy Lee
Tommy Lee dhe Pamela Anderson ranë në dashuri në vitin 1995, u martuan dhe patën dy fëmijë. Në shkurt të vitit 1998, Lee sulmoi Anderson ndërsa mbante djalin e tyre 7 javësh, duke e shkelmuar duke i lënë shenja të kuqe. Ajo thirri policinë dhe Lee u burgos për gjashtë muaj për abuzim.
Whitney Houston dhe Bobby Brown
Artistët Whitney Houston dhe Bobby Brown ishin të preferuarit në industrinë e muzikës kur u martuan në vitin 1992. Në kohën kur u divorcuan në vitin 2007, martesa e tyre ishte bërë një shtyllë thashethemesh, kryesisht për shkak të spekulimeve për tradhti, përdorim të lëndëve narkotike dhe akuzave për abuzim fizik. Në vitin 2003, Brown u arrestua pasi dyshohej se e kishte rrahur këngëtaren.
Emma Roberts dhe Evan Peters
Çifti u njoh në xhirimet e filmit, Adult World, në vitin 2012, por filluan të dilnin pas përfundimit të xhirimeve. Në korrik 2013, policia u thirr nga fqinjët në dhomën e çiftit në hotelin Montreal pasi u dëgjua një sherr. Sapo policia mbërriti në vendngjarje, ata gjetën Peters me hundë të gjakosur dhe një shenjë pickimi dhe arrestuan menjëherë Emën. Roberts u lirua disa orë më vonë. /abcnews.al