Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka kërkuar që Rusia të lejojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e personave që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol, sipas BBC.
Deklarata e Iryna Vereshchuk vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin anuloi planet për të sulmuar uzinën Azovstal.
“Ka rreth 1000 civilë dhe 500 ushtarë të plagosur atje. Ata të gjithë duhet të largohen nga Azovstal sot,” tha Vereshchuk.
Të mërkurën, një komandant ukrainas tha se ushtarët e plagosur kishin mungesa në ushqim, ujë dhe ilaçe. Ai bëri thirrje që njerëzit e tij të evakuoheshin në një vend tjetër.
/abcnews.al

