Pranvera Borakaj është një gazetaret më të pëlqyera të momentin. Ajo ka spikatur pasi i thotë gjërat troç.
E ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, Pranvera ka ndarë disa detaje rreth jetës së saj si private dhe në televizion. Ajo tha se punën e parë e ka bërë 14-vjeçe dhe është paguar 200 mijë lekë.
“14 vjeç jam punësuar për herë të parë dhe kam marrë 200 mijë lekë. Në atë kohë pati një problem me emisionin e mëngjesit dhe më ofruan mua, unë shkoja në emision, lexoja gazetat dhe ikja me vrap në shkollë”.
Më tej, Borakaj u shpreh se vështirësia më e madhe në emisionin e saj politik është se të ftuarit nuk pranojnë të vijnë, prandaj detyrohet i zëvendëson me ekspertë të fushës.
“Vështirësia më e madhe në Shqipëri është se ti nuk ke me kë të bësh politikë. Unë e kam pasur me shumë qejf politikën, në vitin 2007-2008 kishte më shum nivel, ti hap listën e deputetëve dhe thiua kë të ftosh sot. Është një vështirësi jo vetëm për femrat.
Unë marrë njerëz që i vlerësoj, përpiqem të marr ekspertë të fushës dhe them që e kemi kontakuar po nuk ka ardhur”./abcnews.al