Edhe pse është e shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar më shumë famljes së saj, këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu mbetet aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi Tuna shpërnadu një video në profilin e saj në rrjetin social Tik-Tok, ku duket e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Tuna ka zgjedhur një muzikë në sfond gjatë videos e cila thotë: “F*ck off, f*ck you”, ndërsa në shkrimin krahas videos ka shkruar emrin e presidentit rus.
Vlen të theksohet edhe fakti se këngëtarja ka vendosur ta fshijë videon nga profili i saj në rrjetin social, disa minuta pas publikimit.