U plagos në lokal me dy plumba në bark, 44 vjeçari në gjendje kritike për jetën, autori ishte në këmbë

schedule17:25 - 20 Prill, 2022

schedule 17:25 - 20 Prill, 2022

44 vjeçari Kujtim Meta i plagosur sot me armë zjarri në Lushnje është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime për Abc bëjnë me dije se ai është plagosur me 2 plumba në bark. Në momentin që është qëlluar nga autori i cili dyshohet se ka qenë në këmbë, 44 vjeçari ishte në lokal. Nuk dihet ende nëse motiv ka qenë ndonjë sherr i momentit.

I plagosuri mësohet se është shofer kamioni. Aktualisht po bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen. Ngjarja ndodhi  rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit.

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve“, tha policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në  të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

/abcnews.al