Banori i Mariupolit: Civilët kanë frikë të largohen

schedule15:55 - 20 Prill, 2022

schedule 15:55 - 20 Prill, 2022

Njerëzit kanë frikë të largohen nga Mariupol, pasi janë të shqetësuar se situata në zona të tjera të Ukrainës mund të jetë më e keqe.

Kështu ka dekluar një banor, i cili është larguar tashmë nga qyteti i rrethuar, sipas BBC.

“Ata mendojnë se ajo që po ndodh në Mariupol po ndodh kudo,” tha Roman Skyliarov. “Nuk kanë  informacion të mjaftueshëm sepse nuk kanë internet”.

Roman tha se ai u largua nga qyteti jugor, por njeh persona të tjerë  që dëshirojnë të qëndrojnë,  të rinj  gjithashtu edhe gjyshen e tij.

Përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti vazhdojnë, pavarësisht dështimeve të përsëritura të mëparshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!