Shqipëria njeh vizat turistike të 8 vendeve të tjera, Kumbaro: Gati edhe heqja e “vaksinimit” për në kufi

schedule13:32 - 20 Prill, 2022

schedule 13:32 - 20 Prill, 2022

Shqipëria duke nisur nga 1 maj do të liberalizioi vizat turistike me 8 vende të botës. Lajmi u dha nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila theksoi se kjo do t’i hap rrugë mijëra turistëve që të vijnë në Shqipërisë.

Mes të tjerash Kumbaro shtoi se do të lehtësohet edhe mënyra e aplikimit nga shërbimet konsullore që kjo të realizohet sa më shpejtë.

“Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende. Për qëllime turistike u lehtësohet edhe sistemi online që ofrohet nga shërbimet konsullore. Nga nesër deri më 31 dhjetor. Do vijnë turistë nga India, Arabia, Katari, etj” tha Kumbaro.

“Po kështu u diskutua detyrimi për të treguar kartën e vaksinimit kundër Covid. Kjo kërkesë për heqjen është bërë tek Komiteti i Ekspertëve. Dhe vendimi do merret në ditët në vijim. Duke filluar nga maji të mund ta heqim si detyrim.” tha Kumbaro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!