Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I pret Interi, Juventus – Fiorentina përplasin “brirët” për biletën e fundit të finales

schedule11:55 - 20 Prill, 2022

schedule 11:55 - 20 Prill, 2022

Pas kualifikimit të Interit në finalen e Kupës së Italisë, tashmë është radha e Juventusit me Fitorentinën të bëjnë llogaritë e biletës së fundit për në finale.

“Zonja e Vjetër” pret në “Allianz Stadium” skuadrën vjollcë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, me takimin e parë që është mbyllur në favor të bardhezinjve 1-0.

Një ndeshje e luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve të cilat duan të përballen me Interin për trofeun e Kupës së Italisë.

Megjithatë, Juve ka avantazhin e qartë për shkak të vlerës që kanë golat ​​si mysafirë në këtë kompeticion.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Cuadrado, Zakaria, Arthur, Rabiot; Morata, Vlahovic.

Fiorentina: Terraçiano; Venuti, Igor, Milenkovic, Biraghi; Castrovilli, Torreira, Duncan; Gonzalez, Piatek, Ikone /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!