Në verën e vitit 2015, familja shqiptare Gjoli shkon në Gjermani me perspektivën për një jetë më të mirë. Pesë anëtarët e familjes gjejnë shtëpinë e tyre të re në Neulingen dhe planifikojnë të qëndrojnë përgjithmonë aty. Babai i familjes kishte krijuar kontakt dhe kishte gjetur mundësi për t’u punësuar. Vajza Sara fillon praktikën si infermiere në qendrën Haus Bethesda. Ndërsa vëllai më i vogël se ajo filloi shkollën ndërsa motra shkonte në kopësht. Dhe nëna gjithashtu filloi që të krijonte shoqëri të re në një ambient të ri.
Por në Janar të viti 2017 të gjithë anëtarët e familjes shqiptare përveç Sarës u dëbuan. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët kishte refuzuar kërkesën për azil të familjes të bërë në Dhjetor 2015. Edhe Komisioni i Vështirësive i kishte dhënë të drejtë vetëm vajzës së madhe të familjes për të qëndruar në Gjermani për shkak të arsimimit të saj. Tashmë prej dy vitesh ajo jeton në vetëm në Bauschlott. “Nuk është e lehtë. Më mungon shumë familja ime”, thotë ajo në një intervistë me” Pforzheimer Zeitung”(PZ). Menjëherë pas mbërritjes së saj në Gjermani filloi të mësonte gjuhën gjermane.
Pas dëbimit, babai, nëna dhe vëlla e motra e Sarës nuk u lejohej që për dy vite të shkelnin territorin e Gjermanisë. Dëbimet e kryera nënkuptojnë që azilkërkuesit në fjalë nuk lejohet të hyjë përsëri në Gjermani dhe të qëndronin aty.
Ky është ligji i Republikës Federale. Vajzës së re i duhet të qëndrojë dy vite pa e parë familjen, pasi as asaj nuk i lejohet që të largohet nga vendi. Afati i ndalimit të përkohshëm për hyrjen e familjes shqiptare në Gjermani ka përfundur në Shkurt të këtij viti dhe prindërit dhe bashkë me vëllanë dhe motrën e Sarës ishin përpjekur të hynin në Gjermani.
Megjithatë, Nike Gjoli kishte pasur vetëm disa vështirësi të vogla për të hyrë në Gjermani. Ndërsa gruaja e tij Lindita Gjoli, së bashku me fëmijët e saj, ishin ndalur nga autoritet në Basel.
Nëna u detyrua të kthehej në Shqipëri, ndërsa babai shkoi në Gjermani tek vajza e tij. Javën e kaluar, ajo bashkë me fëmijët provo sërish të hynte në Gjemani.
“Nëna ime donte të vinte në Gjermani,” thotë Sara. Çdo gjë duhet të shkojë pa probleme, sepse zyra e qarkut i siguroi familjen në letrën ku shkruhej: “Mund të hyjë pa probleme në Republikën Federale të Gjermanisë”. Por përsëri, autoritetet në aeroportin e Shtutgartit e ndaluan hyrjen e Lindita Gjolit dhe fëmijëve të saj.
“Kishte një ndalim hyrjeje nga Zvicra, i cili automatikisht vlen për të gjithë zonën e Shengenit”, thotë Zyra e Qarkut Deuse, e cila kishte kontaktuar menjëherë dhe autoritet Zvicerane. Por ndërhyrjes ishe bëri i mundur lejimi i kalimit të nënës shqiptare bashkë me dy fëmijët për në Gjermani./abcnews.al