Inteligjenca britanike: Rriten sulmet ruse në Donbas

schedule08:44 - 20 Prill, 2022

schedule 08:44 - 20 Prill, 2022

Inteligjenca britanike ka publikuar përditësimin e fundit të lëvizjeve të trupave ruse në Ukrainë, sipas The Guardian.

Sipas të dhënave, forcat ruse kanë rritur numrin e forcave ushtarake në Ukrainën lindore ndërsa po intensifikohen luftimet në Donbas. Aktiviteti ajror rus në Ukrainën veriore ka të ngjarë të mbetet i ulët që nga tërheqja e trupave nga veriu i Kievit.

Megjithatë, ekziston ende rreziku i sulmeve precize kundër objektivave prioritare në të gjithë Ukrainën.

Sulmet ruse në qytetet anembanë Ukrainës tregojnë qëllimin e pushtuesve për të penguar përforcimin dhe armatimin e ukrainasve në lindje të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!