Roli që luajnë siguruesit e depozitave është thelbësor për parandalimin dhe administrimin e krizave, kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në takimin e Komitetit Rajonal për Evropën të Organizatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave.
Guvernatori Sejko nënvizoi se Banka e Shqipërisë është jo vetëm autoriteti mbikëqyrës i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, por ka dhënë ndihmesën e saj në ngritjen e kësaj agjencie, me qëllim rritjen e besimit të publikut në sistemin bankar. Duke iu referuar zhvillimeve financiare botërore, Seiko theksoi rolin e rëndësishëm të siguruesve të depozitave në parandalimin dhe administrimin e krizave financiare.
Një skemë e mirë-ndërtuar e garantimit të depozitave ndikon në zbutjen e efekteve negative të krizës financiare, ç’ka u vërtetua dhe në krizën e fundit financiare globale. Në fund Guvernatori Sejko veçoi se Shqipërisë po hedh hapa të rëndësishëm drejt mbështetjes së një sistemi financiar të shëndetshëm dhe të sigurt. Objektivi kryesor i skemës së sigurimit të depozitave është kompensimi i depozitave të depozituesve, në masën 100%, por në çdo rast deri në 2.500.000 lekë për depozituesit në sistemin bankar./abcnews.al