Princi Harry ka thyer heshtjen dhe ka ndare detaje nga takimi i fshehtë që mbajti me mbretëreshën Elizabeth pak ditë më parë. Duka i Sussex-it tha se ndihej mirë që e kishte takuar atë përpara se të mbërrinte në Holandë për Lojërat Invictus.
“Pra, ishte e mrekullueshme ta shihja atë. Unë jam i sigurt se ajo do të donte të ishte këtu nëse do të mundej.”, tha Harry për BBC. Biseda me Mbretëreshën vjen pasi ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle dhanë dorëheqjen nga rolet mbretërore dy vite më parë.
Harry vazhdoi duke thënë se biseda me gjyshen u fokusua në udhëtimin e tij në Holandë dhe Lojërat Invictus 2022. Ndërsa Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar për zbulimin e një memoriali të Princeshës Diana, ky ishte udhëtimi i parë për Markle që nga 2020-ta.
/abcnews.al