Një aksident raportohet të ketë ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Mësohet se automjeti ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.
I vogli është përplasur pranë vijave të bardha, ndërsa është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al


