Britania e Madhe këtë të martë ka bërë me dije se nuk do ta ndihmojë Moskën për një mundësi shkëmbimi mes dy ushtarëve të tyre të zënë rob në Ukrainë dhe oligarkut pro-rus, Viktor Medvedchuk.
Sekretari i Irlandës së Veriut Brandon Leëis në një prononcim për mediat nuk ka dhënë asnjë detaj nëse qeveria e tij po punonte për kthimin e luftëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se ai nuk do të komentonte mbi “çështjet efektive të sigurisë kombëtare”.
Pamjet televizive shtetërore ruse që tha se tregojnë Shaun Pinner, një luftëtar britanik i kapur në qytetin ukrainas të Mariupol nga forcat ruse, në një vend të panjohur, nga një video e publikuar më 18 prill 2022.
Videoja e të dy britanikëve të robëruar është transmetuar në TV rus. Më parë ata luftuan me forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe ishin vullnetarë me ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.
“Ata nuk duhet të ishin atje, është një veprim i paligjshëm të jesh atje,” tha Leëis.
Ndërkohë në lidhje me një mundësi shkëmbimi të britanikëve me Medvedchuk, i cili aktualisht është i arrestuar nga forcat ukrainase, ai tha: “Ne në fakt po kalojmë procesin e sanksionimit të njerëzve që janë afër regjimit të presidentit rus Vladimir Putin.Ne gjithmonë kemi një përgjegjësi për qytetarët britanikë, të cilën e marrim seriozisht,” tha ai. /abcnews.al