Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë shumë kohë në internet dhe pak për të lexuar. Rreth 93% e tyre, sipas një studimi të Fondacionit “Fridrih Ebert” kanë akses të rregullt online, ndërkohë që vetëm 20% e vajzave dhe 8% e djemve lexojnë rregullisht.
Të kërkosh në internet, ndërsa përshkon rrugën për diku është një pamje që e ndesh shpesh në Tiranë, por rrallë sheh dikë që ndërsa qëndron në park shfleton një libër. Rreth 93 % e të rinjve shqiptarë sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Fridrich Ebert” kanë akses të rregullt në internet, ndërkohë që vetëm 20% e vajzave dhe 8% e djemve lexojnë rregullisht.
Rreth katër orë në ditë mesatarisht të rinjtë në vendin tonë e kalojnë online. Një tendencë që ka ardhur në rritje nga viti 2014, kur ata shpenzonin mesatarisht rreth 3 orë në internet.
“Interneti më shumë për të lundruar në rrjete sociale. E përdor për të kërkuar gjëra edhe për shkollën. Më shumë përdor ËhatssApp dhe Messenger. Mund ta përdor pothuajse gjithë ditën, varet nëse ka njerëz që më shkruajnë. Ndërsa për gjëra të tjerë kur më duhet, maksimumi dy orë. Librat e shkollës ngaqë studioj inxhinieri ndërtimi dhe nuk kam kohë të lexoj gjëra të tjera shumë”, tha një vajzë.
“Varet nga mësimet që marr. Libra jashtë klase nuk lexoj. Jam e zënë me mësimet e shkollës se janë të vështira. Internetin e përdor për të hyrë në rrjetet sociale, ose për të marrë informacione për shkollë”, tha një nxënëse.
“Në degën që jam studioj për informatikë dhe detyrimisht leximet më shkojnë më shumë në internet se sa në libra. Gjithë ditën tek katër orë”, tha një i ri.
“Ka disa ditë që rri më shumë se sa ditë të tjera. Varet. Dy orë. Qëndroj për çështje të shkollës ose për të marrë informacione të ndryshme”, tha një studente.
Studimi ka nxjerrë në pah se ata pak të rinj që nuk e përdorin internetin, arsye kane kushtet ekonomike. 1 në 10 të rinj nga ky grup nuk kane akses online. Sa i përket të lexuarit, 31 % e djemve dhe 12% e vajzave kanë pohuar se nuk lexojnë kurrë./abcnews.al