Udhëheqësi i ushtarëve ukrainas në portin e shkatërruar të Mariupolit u ka kërkuar liderëve botërorë që të organizojnë një kalim të sigurt për civilët që janë strehuar në fabrikën e çelikut, shkruan BBC.
Zyrtarët lokalë thanë se një mijë njerëz – shumë prej tyre të afërm të ushtarëve janë strehuar në bunkerë dhe tunele. Sipas raporteve nga porti jugor,ushtarët separatistë të mbështetur nga forcat ruse po përpiqen të sulmojnë fabrikën.
Ushtria ruse ka deklaruar se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin ndërsa gjatë fundjavës ushtarët injoruan afatin e rus për tu dorëzuar.
Marrja në kontroll e të gjithë qytetit do të ishte një çmim i madh strategjik për Rusinë.
/abcnews.al