BE dënon sulmet ruse mbi Ukrainë

schedule20:20 - 18 Prill, 2022

schedule 20:20 - 18 Prill, 2022

Bashkimi Europian ka dënuar sulmet ruse mbi Ukrainë. BE thekson se sulmet e fundit mbi Lviv tregojnë se tani asnjë pjesë e Ukrainës nuk është më e sigurtë.

“Ukraina po goditet nga sulmet më intensive me raketa nga Federata Ruse prej javësh. BE dënon granatimet e vazhdueshme dhe të paligjshme të civilëve dhe infrastrukturës civile nga forcat e armatosura ruse,” tha në një deklaratë të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Zyrtari evropian tha se sulmet e fundit në Lviv dhe qytetet e tjera në Ukrainën perëndimore tregojnë se asnjë pjesë e vendit nuk është e kursyer nga sulmi i pakuptimtë i Kremlinit.

Borrell tha se BE-ja vazhdon të mbështesë hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë dhe i bëri thirrje Rusisë edhe një herë që “të ndërpresë menjëherë dhe pa kushte armiqësitë dhe të tërheqë të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake” nga vendi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!