Tjetër humbje për marinën ruse, ndërron jetë kapiteni i anijes luftarake

schedule19:00 - 18 Prill, 2022

schedule 19:00 - 18 Prill, 2022

Flota ruse në Detin e Zi ka pësuar një tjetër goditje. Pas fundosjes së anijes ushtarake Moskva, ka ndërruar jetë edhe një nga oficerët më të lartë, kapiteni i anijes luftarake Caesar Kunikov.

La Republica shkruan se sot ka ndërruar jetë kapiteni i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.

Lajmin  e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.

Kapiteni i anijes, e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës Ruse të Detit të Zi, vdiq nga plagët e marra nga një sulm nga ukrainasit, i cili ndodhi më 24 mars.

“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë heroin tonë”, premton Razvozhayev.

Chirva, ishte kapiten i rangut të tretë.

Ai ka lindur në Sevastopol të Krimesë dhe ka luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri./abcnews.al/