Pasi redaktori i BBC Monitoring për Rusinë, Vitaly Shevchenko foli për rreziqet që lufta në Ukrainë përbënte për familjen e tij në Zaporizhxhia, dy persona të cilët dëgjuan historinë e tij punuan së bashku për të shpëtuar nënë dhe hallën me aftësi të veçanta.
Pas një udhëtimi 35-orësh, që shtrihej 2000 milje (3218 km ) dhe pasi kaloi 5 vende, Vitaly u ribashkua me anëtarët e familjes.
“Kur mami më tha që luftimet po afroheshin dhe shpërthimet dëgjoheshin gjithandej, mendova se nuk do t’i shihja më”, tha ai.
Anastiasia Cotton, një studente në Ukrainë pasi dëgjoi historinë e tyre organizoi një ambulancë për të çuar familjen e Vitalyt nga Ukraina në kufi me Poloninë. Në kufi, një vullnetar britanik i ndihmoi ato.
“Çfarë ke bërë për ne është e pabesueshme, e mrekullueshme dhe ju na shpëtuat”, i tha Vitaly atij./Abcnews/


