Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri i Ukrainës: Mbrojtësit e Mariupolit do të luftojnë deri në fund

schedule17:35 - 18 Prill, 2022

schedule 17:35 - 18 Prill, 2022

Beteja për qytetin-port ukrainas, Mariupol vazhdon dhe kryeministri thotë se trupat mbrojtëse do të “luftojnë deri në fund.”

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se po përpiqet të rrafshojë Mariupolin.

Qyteti zë një vend strategjik kyç. Kapja e tij mund t’i japë Rusisë komandën mbi një zonë të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.



Moska thotë se tani kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, megjithëse Batalioni Azov i Ukrainës po qëndron ende në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!