Mbi 20 mijë viktima, Moska publikon për herë të parë listën e ukrainasve të vrarë

schedule13:53 - 18 Prill, 2022

schedule 13:53 - 18 Prill, 2022

Moska ka publikuar për herë të parë listën e ushtarëve ukrainas të vrarë gjatë luftimeve, sipas la repubblica.

“Ministria ruse e Mbrojtjes ka të dhëna të besueshme për humbjet reale të ushtrisë ukrainase, Gardës Kombëtare dhe mercenarëve të huaj”, thuhet në deklaratën e publikuar në kanalin Telegram të departamentit.

“Numri i të vrarëve është 23,367”.

Ministria ruse e mbrojtjes pohon se dokumentet që posedon paraqesin  gjithashtu një numër të madh ushtarakësh, të plagosur dhe të zhdukur. Për humbjet e pësuar nga Garda Kombëtare e Ukrainës, Moska ka publikuar listën me të dhënat personale të viktimave, “të marra nga dokumente reale ukrainase”, të cilat zbulojnë edhe informacione për “humbje të konsiderueshme në mesin e forcave speciale të Azov.

“Regjimi kriminal i Kievit nuk i pranon humbjet e tij”, tha ministria ruse, por me këtë raport ne demonstrojmë edhe një herë se po tregojmë të vërtetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!