Kapet anija me tre ton kokainë në Spanjë, 5 të arrestuar

schedule10:00 - 18 Prill, 2022

schedule 10:00 - 18 Prill, 2022

Rreth tre ton kokainë janë kapur të ngarkuara në një anije pranë ishujve Kanarie. Bëhet fjalë se ngarkesa e drogës 2900 kg ishte në një anije peshkimi dhe ishte fshehur në rezervuarët e karburantit. Policia ka arrestuar 5 anëtarët e ekuipazhit.

Në bazë të këtij informacioni, policia në Spanjë, kreu kontroll në mjetin lundrues të dyshuar për trafik të paligjshëm droge nga Amerika e Jugut.

Vlera e shitjes së drogës llogaritet të kapë shifrat mbi 72 milionë euro. Ndërkaq anija u dërgua në portin e Las Palmas.

Spanja është një nga portat kryesore për futjen e drogën në Evropë, për shkak të afërsisë së saj me Afrikën e Veriut, ku prodhohet kanabisi, dhe lidhjet e saj me Amerikën Latine, ku prodhohet kokaina. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!