Protesta kundër djegies së Kuranit, 3 të plagosur në Suedi

schedule21:59 - 17 Prill, 2022

schedule 21:59 - 17 Prill, 2022

Tre persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë përleshjeve sot në qytetin Norrkoping në Suedinë jugperëndimore midis forcave të sigurisë dhe protestuesve. Këta të fundit protestojnë kundër organizatës së ekstremit të djathtë të përfshirë në djegien e Kuranit, tha policia suedeze.

“Policia ka gjuajtur për të paralajmëruar. Tre persona duket se janë goditur nga plumbat që janë shkrepur dhe po marrin mjekim”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se të tre, gjendja e të cilëve nuk dihet, janë “të arrestuar nën dyshimin për veprimtari kriminale”.

Kjo është hera e dytë në katër ditë që ndodhin përplasje të tilla Norrkoping. Protesta nisi kundër tubimit të lëvizjes “Hard Line” të politikanit anti-mysliman, Rasmus Paludan

Ditën e sotme protestuesit po protestonin para një tjetër mitingu të “Hard Line”, i cili u anulua përfundimisht nga Rasmus Paludan.

Danezo-suedezi synon të kandidojë në zgjedhjet parlamentare suedeze në shtator, por ende nuk ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar. Ai aktualisht është duke udhëtuar në Suedi dhe duke vizituar lagjet myslimane për të djegur Kuranin.

Në vitin 2019, Rasmus Paludan, i cili është dënuar për fyerje raciste, ka provuar më herët fatin në zgjedhjet në Danimarkë, ku nuk arriti të mbledhë as 10 mijë vota. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!