Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Superiorja sot: Finale sot në Laç, Durrës dhe Elbasan

schedule09:05 - 17 Prill, 2022

schedule 09:05 - 17 Prill, 2022

Superiorja u rikthye dje dhe Tirana e Kastrioti morën pikët e plota, ndërkohë që për sot janë në program edhe tre ndeshje të tjera që përmbyllin javën e 29-të të Abissnet Superiore.

Takimi i parë zhvillohet në orën 13:45 dhe Laçi, pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, do kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat që mungon prej javësh.

Kurbinasit presin Dinamon, që rrezikon shumë të bjerë në Kategorinë e Parë. Blutë renditen të parafundit dhe sot duan pikë, për të ngushtuar diferencën me Egnatian që humbi dje.

Dy ndeshjet e tjera luhen në orën 16:45. Partizani, pas humbjes së Kukësit, ka mundësi ta çojë në një pikë diferencën për vendin e tretë.

Teuta-Vllaznia është takimi tjetër i kësaj jave. Durrsakët duan tre pikë qetësie për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes, kurse shkodranët për t’u afruar me vendin e tretë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!