Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Allegri: Po pësojmë gjithmonë gola. Champions? Fiorentina ka kalendar të mirë

schedule22:36 - 16 Prill, 2022

schedule 22:36 - 16 Prill, 2022

Juventusi ngeci në një barazim 1-1 kundër Bologna, madje vetëm në shtesë e shmangu humbjen pasi Arnautovic i kishte ndëshkuar bardhezinjtë në fillim të pjesës së dytë. Trajneri Allegri, pas ndeshjes tha:

“Fatmirësisht sot arritëm të barazonim një ndeshje që ishte komplikuar. Bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa pas golit të tyre goditëm shtyllën dhe bëmë shumë gjuajtje në portë.

“Kuakifikimi në Champions? Duhet të bëjmë më mirë, pa u demotivuar. Nga pas vijnë Fiorentina, që ka një kalendar më të mirë, Lazio dhe Roma. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, duhet të jemi më të qetë. Ndeshjet zgjasin shumë dhe ka gjithmonë kohë për të fituar”.

“Pësojmë gjithmonë gol kohët e fundit, duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të qetë. Këto ndeshje në fillim të sezonit do t’i kishim humbur”, tha trajneri i Juventusit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!