Notat e shqiptarëve të Empolit, shpëton vetëm Kristjan Asllani

schedule20:59 - 16 Prill, 2022

schedule 20:59 - 16 Prill, 2022

Empoli është mundur thellë sot nga Udinese dhe mbrojtësi Ardian Ismajli ka shënuar edhe autogol. Për skuadrën italiane në fushë nga fillimi ishin edhe Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.

Mediat italiane kanë bërë edhe vlerësimet e tyre për lojtarët dhe sigurisht për mbrojtësin Ismajli ka qenë një vlerësim i dobët. As Bajrami nuk është se ka shkëlqyer.

ISMAJLI (5) – Pasdite për t’u harruar për mbrojtësin shqiptar, që shënon autogol që në minutën e 6’ dhe nuk arrin të rritet as me kalimin e minutave.

ASLLANI (6) – I jep rregull dhe gjeometri mesfushës së Empolit, duke luajtur gjithmonë me kokën lart e pak prekje, por me ide të qarta. Provon të gjejë edhe golin me një goditje nga distanca, por është i pafat. Bie disi në pjesën e dytë.

BAJRAMI (5.5) – Shfaqet shumë pak përballë mbrojtjes shumë të fortë fizikisht të Udineses. Empoli ka shumë nevojë për teknikën e tij, megjithatë fantazisti shqiptar vuan jo pak dhe lë fushën e lojës në minutën e 74-t.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!