U shpëtoi plumbave, djali i efektivit: Më dolën para kamionçinës, po shpërndaja bombola

schedule12:50 - 16 Prill, 2022

schedule 12:50 - 16 Prill, 2022

Orlando Paplekaj, djali i një polici burgu është qëlluar nga një “Golf” teksa po udhëtonte me “Kamionçinë” në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10.

Në dëshminë e tij Paplekaj ka thënë se i kanë dalë përpara dhe i kanë qëlluar në drejtim të kamionçinës. Nga ana tjetër kamionçinën nuk e ka kapur asnjë plumb. Në venin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.

“Më dolën para kamionçinës. Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nisur punë te kompania dhe shpërndaje bombola oksigjeni nëpër institucione të ndryshme dhe biznese. S’kam lidhje me njerëzit as me pagesa asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”.

 

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar. Paplekaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë kamionçina ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!