“Moska ishte simbol i fuqisë e shpresës sonë”, Rusia “vajton” humbjen e anijes kryesore të flotës detare

schedule19:44 - 15 Prill, 2022

schedule 19:44 - 15 Prill, 2022

Rusia ka organizuar sot një ceremoni për të “vajtuar” humbjen e anijes drejtuese në flotën e “Detit të Zi”, Moskva, “pas shpërthimit të municioneve që ndodheshin në bord.” Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Ukraina thotë se goditi Moskën me dy raketa të cilat më pas shkaktuan një zjarr që bëri që të shpërthenin edhe municionet që ishin në bord. Ministria ruse e mbrojtjes e raportoi zjarrin pa specifikuar shkakun e tij duke shpjeguar se si pasojë e tij, shpërthyen edhe municionet në bord.

“Moskva u fundos si pasojë e një stuhie detare ndërsa po tërhiqej në Sevastopol,” njoftoi ministria ruse.

Në ceremoni, kapiteni (rezervë) Sergei Gorbachev tha se Moska “ishte një simbol për të gjithë, simbol i fuqisë sonë, shpresës sonë, ringjalljes së flotës në vitet ’90”.

Kurse, një prift u shpreh se humbja e Moskës ishte “një tragjedi për të gjithë ata dhjetëra mijëra njerëz që shërbyen atje për më shumë se 20 vjet”. Anija e ndërtuar nga sovjetikët luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës.

Rusia nuk ka dhënë shifra të viktimave pas fundosjes së anijes. Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera të flotës në zonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!