Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 53 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1,045 testime të kryera pozitivë për Covid-19 janë 27 qytetarë në Tiranë, 5 në Shkodër, Vlorë, 3 në Fier, 2 në Gjirokastër, Poliçan, 1 në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.
Janë 368 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,566 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Prill 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,045
Testime totale 1,791,315
Raste pozitive 274,429
Raste të shëruara 270,566
Raste Aktive 368
Humbje jete 3,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 211
Vlorë 35
Fier 22
Korçë 21
Elbasan 19
Gjirokastër 18
Berat 18
Shkodër 14
Durrës 8
Kukës 2