Pas shkresës ku kreu i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia kishte firmosur largimin nga detyra, flet administratori i Postribës Altin Shabaj. Ai shprehet se letra i ka mbërritur përmes një shoferi të dërguar nga kryetari i bashkisë, ndërsa vetë Spahia nuk ka denjuar që së paku t’ja komunikojë drejtpërdrejtë vendimin.
Lexo edhe: Bardh Spahia fillon “spastrimet”, shkarkon dy administratorë në bashkinë e Shkodrës
“Kjo nuk i shërben bashkimit por përçarjes se PD. Bardh Spahia është njeriu qe ne vazhdimësi ka përçarë PD dhe unë e kam thënë edhe më herët. Sa i përket shkarkimit, ajo është bërë në mesnatë në zyrat e bashkisë, ngjashëm si dikur celulat komuniste. Unë do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD. Edhe në 6 mars mbështeta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe është marrë ky vendim. Koha do ta tregojë se kush ka pasur të drejtë. Më vjen keq qe ishim unë dhe Darragjati të parët që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”.
/abcnews.al