Nga Edi Oga
Rritjen e çmimit të naftës e kuptojmë, megjithëse ajo nuk është proporcionale. Naftën e importojmë krejtësisht. Në atë pjesë të shtuar të fitimit të padrejtë nga shitja e saj, “e ngjyen” përveç privatit, edhe shteti, në kuptimin e taksave.
Le të themi se shtetit “i lezeton” goxha karburanti i rritur, pasi me të ardhurat e shtuara, ia del mbushë vrimat (lexo gropat) që ka krijuar në ekonomi nëpërmjet PPP-ve dhe koncensioneve. Këto pagesa nuk mund të ulen në asnjë mënyrë, sepse në fund të fundit aty është “leku” i vërtetë i pushtetarëve.
Nëse qytetarët i ka kapur paniku i varfërimit, pushtetarët i ka mbërthyer ai i mospasurimit gjatë kohës që ushtrojnë pushtetin.
Në ndryshim me naftën, energjinë elektrike mundemi ta sigurojmë të gjithën në vend. Në rastin më të keq, mund ta kompensonim me
shtesën e fitimit nga nafta. Por jo. Pasi u ambjentuam me rritjen e çmimit të karburanteve, është njoftuar edhe shtrenjtimi i energjisë, si aplikim i pritshëm i teorisë së rritjes graduale të trashësisë së objektit penetrues konik-cilindrik! /abcnews.al