Ish-deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, e ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar situatën ën PD, ku duket se bashkimi i demokratëve është ende larg.
Hajdarmataj tha se PD ndodhet në këtë situatë për shkak të gabimeve të shumta të bëra nga Lulzim Bassha gjatë 8 viteve në krye të partisë.
Sa i përket zërave që nuk duan Berishën në parti, Hajdaramatj tha se janë pakicë dhe janë ata deputetët që hynë në parlament pasi i futi Basha në lista.
“Është e vërtetë që pati tronditje dhe nuk mund të mos reflektohej ajo që i bëri Lulzim Basha PD-së në këto 8 vite. Largimet, spostimet e eksponentëve, pro vende vende edhe fiktivitet strukturash. Deputetët që kanë harruar se kanë ardhur në parlament me votë, janë ata që po kërkojnë të ikë Berisha. Janë një pjesë e deputetëve që janë produkt i listave të Lulzim Bashës, mund të jenë ata që mund të rrezikojnë të parët në primare. Gara është e hapur, ftesa është e hapur, kushdo që do të garojë, do të jenë votat që do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në çdo nivel politik. Më vjen keq për këdo deputet që kanë shkëpur lidhjet me bazën. Jo vetëm Basha që bën ato takimet e sajuara, por pak deputetët që janë me zotin Basha, që nuk shkojnë dot në bazë”, tha Hajdarmataj.
/Abcnews.al/