Rama: Zgjedhje në 30 Qershor, Luli dhe Monika të rrinë në rrugë

schedule16:40 - 2 Prill, 2019

schedule 16:40 - 2 Prill, 2019

I ndryshon çdo javë bashkitë që viziton, por mesazhi që jep është i njëjti.

“Ata të cilët akoma sot nuk e kanë kuptuar se pse humbin, ndaj do vazhdojnë do humbin. Ata që sot përpiqen që humbjen e tyre ta shohin si fajin tonë dhe më e bukura është kur mendojnë se kanë gjetur rrugën për ta bindur këtë popull duke e bërë për budalla, duke i thënë që… pushim …”

As thirrja e ezanit nuk e bindi që të ndryshojë mesazhin e nisur.

“Mbase kjo ndërprerje ishte për të thënë që të themi ndonjë gjë më interesante për opozitën. Sidoqoftë disa fjalë duhen thënë, se është për të vënë duart në kokë… Të rropasin kokën natë për natë”.

Duke rikthyer refrenin e fushatave të shkuara se i pari është Sali Berisha e më pas vjen kryetari aktual i Partisë Demokratike, Kryeministri Edi Rama u tregon banorëve të Librazhdit pse e ka të sigurt fitoren e radhës.

E si në çdo takim interpreton fundin e filxhanit të kafesë së kundërshtarëve. Një përshkrim i bën edhe protestës së opozitës.

Sa për brenda Parlamentit situate duket më e mirë sot se dje tha Kryeministri Rama. Negociata nuk ka, pushtet në tavolinë jo e jo i thotë Edi Rama opozitës. Madje nuk i intereson as nëse hyjnë apo jo në zgjedhje.

Të gjitha bashkitë janë gati ti fitojnë socialistët. Mesazhin për humbjen e bashkisë së Përrenjasit ia dha nëpërmjet urimit krybashkiakes Miranda Rira nga një tjetër aktivitet që zhvilloi në Rrajcë.

Kryeministri Edi Rama premtoi se vitin tjetër do të rikthehet për përfundimin e investimit prej 5 milionë eurosh që do ti sigurojë banorëve 24 orë ujë të pijshëm./abcnews.al