Të përndjekurit nuk kompensohen, ish-sigurimsat duan poste

schedule15:53 - 14 Prill, 2022

schedule 15:53 - 14 Prill, 2022

Disa nuk marrin atë që i takon të tjerë kërkojnë privilegje.  Bëhet fjalë për ish-punonjësit e Sigurimit të Shtetit dhe të përndjekurit politikë gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri.

31 vite pas rënies së regjimit  3.2 % e atyre që kanë kërkuar të emërohen apo zgjidhen në poste publike, sipas Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit rezultojnë ish-bashkëpunëtorë.

Në total, që nga krijimi në 2017 e në mbyllje të vitit të pestë të punës, janë verifikuar gjithsej 2.189 kandidatë përpara emërimit / ngritjes në detyrë, si edhe kandidatë për t’u zgjedhur deputetë e kryetarë bashkish, ku 2.118 rezultojnë pa dokumente, ndërsa 71 kandidatë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.”

Në raportin për vitin 2021 që i ka dërguar Kuvendit Autoriteti saktëson se bëhet fjalë për bashkëpunëtorë, ish-punonjës të strukturave të ish-Sigurimit ose anëtarë trupi gjykues në procese politike. Ata kanë kërkuar të punësohen në administratë, sistemin e drejtësisë, apo polici.

Ndër 578 kandidatë që synonin organet e vettingut në drejtësi 13 kanë rezultuar me dosje ndërsa nga verifikimi i 94 kandidatëve për procesin e vettingut në polici 6  kishin  dokumente të ish Sigurimit të Shtetit.

Nga ana tjetër është  Departamenti Amerikan I Shtetit  që I tërhoqi  vëmendjen qeverisë se nuk ka bërë përparim për kompensimin e ish të përndjekurve politik.

Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensimeve për ish-të përndjekurit politik gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Sociale dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist

Raporti i DASH u publikua më 12 prill nga Zëri i Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!