Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Java e 29-të e Superiores në dy ditë, beteja për mbijetesën dhe Europën

schedule11:28 - 14 Prill, 2022

schedule 11:28 - 14 Prill, 2022

Pas gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, tashmë do të zhvillohen duelet e radhës në Abissnet Superiore. Kampionati rikthehet të shtunën dhe në fushë zbresin ato skuadra që ishin pushim në mesjavë.

Egnatia-Tirana dhe Kastrioti-Kukësi janë sfidat e programuara për t’u luajtur ta parat, prej orës 13:45. Dy skuadra vendase do mundohen të marrin pikë, pasi po luftojnë për mbijetesë, por përballen me ekipet e kreut.

E diela nis me sfidën Laçi-Dinamo, në orën 13:45. Kurbinasit nuk fitojnë prej javësh dhe do kërkojnë të marrin pikët e plota ndaj Dinamos, ekip që renditet i parafundit dhe rrezikon shumë për të rënë nga Superiorja.

Java mbyllet me Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Skënderbeu, që nisin në orën 16:45. Durrsakët e kanë finale me shkodranët, sikurse edhe korçarët ndaj “Demave” të egërsuar prej eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!