Ku gaboi Lulzim Basha? Berisha kujton këshillën që i dha në 2014-ën: I thashë je i ri

schedule21:49 - 13 Prill, 2022

schedule 21:49 - 13 Prill, 2022

Rrugët e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në Partinë Demokratike u ndanë më 9 shtator dhe që prej asaj dite kjo forcë politike është në një krizë të thellë. Sot, Lulzim Basha është i dorëhequr, ndërsa Berisha pretendon rikthimin.

I ftuar në “Bardh a Zi”, ish kryeministri gjatë bisedës me Erion Kriston dhe Ornela Gaçe zbuloi ndër të tjera se ku gaboi Basha, sipas tij.

“Pika ime e fortë në këtë bashkim është lejualiteti. Opozitarët të gjithë e dinë që me atë që biem dakord ajo nuk lëviz. Unë qëndroj te fjala ime, biem apo jo dakord ëhstë tjetër. ndërsa me atë tjetrin binin dakord në drekë dhe në darke dilte ndryshe, në mëngjes gdhinte tjetër”, tha ai.

Lexo edhe: Ku gaboi Lulzim Basha? Berisha kujton këshillën që i dha në 2014-ën: I thashë je i ri

Më tej, Berisha thotë se nuk është përzier në vendimet e Bashës, ndonëse gjatë gjithë këtyre viteve është folur për dualizëm dhe së fundmi u pranua edhe nga vetë Basha. Berisha kujton vetëm një moment në vitin 2014, ku ka këshilluar pasardhësin e tij.

“Nuk kam dashur të përzihem. Përveç një momenti kur ka qenë viti 2014, i them po ti je i ri duhet të rrethohesh nga të rinj. Çfarë bëri me koordinatorët? I mori i futi në këshill bashkiak që të gjithë anëtarët. Thashë mirë bëri. Erdhën zgjedhjet asnjë prej tyre nuk i futi në listë. Ata u shpërbënë sepse u zhgënjyen. E vërteta është se aty kam kountribuar edhe unë sepse njihja dhe ata ishin njerëz për t’u lancuar. Ai që të gjithë i përjashtoi. Dilte, kisha kënaqësi kur dilja në skenë nga një ansambël njerëz, ai dilte vetëm”, tha ai. g.v/abcnews.al

https://youtu.be/uU4SIUVFf7A

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!