Berisha: Jam eksperti i vetëm i mposhtjes së Ramës, është i tmerruar prej meje

schedule21:41 - 13 Prill, 2022

schedule 21:41 - 13 Prill, 2022

Sali Berisha, i rikthyer për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike shprehet i bindur se do ta mundë Edi Ramën. I ftuar në “Bardh a Zi”, ish-kryeministri u pyet se si do të fitojë ndaj Ramës, pasi ky i fundit tenton të marrë mandatin katërt dhe ai rikthehet për të tretin.

Berisha u shpreh se ai është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Sipas Berishës kryesocialisti është i tmerruar prej tij. Ndërkohë që i kujtohet se edhe në qeverisjen e tij ka pasur skandale, ish-kryeministri shprehet se është mbajtur qëndrim dhe për Gërdecin janë arrestuar 21 persona.

Lexo edhe: Si do ta heq “njollën” e SHBA? Berisha: Kam arritur diçka

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ornela Gaçe: Si do mundë Berisha 3, Ramën 4?

Sali Berisha: Për Ramën 4, Berisha është eksperti i vetëm i mposhtjes së Edi Ramës. Dhe fakti që më kushtoi aq shumë në fjalim tregon që lepuri në bark i ka hyrë shumë thellë. Kujtoni deklaratat një vit më parë, Luli është çun i mirë thoshte. Çfarë tha tani,e ka kapur tmerre të papërshkrueshme.

Erion Kristo: Edi Rama ka pushtetin. Ka pushtetin vendor që ju ja bëtë dhuratë dhe ju keni edhe përgjegjësi personale, ka strukturat e PS, ju thoni që ka krimin, ju thoni që ka biznesin. Si do ta luftoni ju?

Sali Berisha: Por ka edhe kalbësitë e regjimit. Unë vi i bindur

Erion Kristo: Vini edhe ju me njolla.

Sali Berisha: Jo, lëre rikthimi është procesi më filtrues.

Erion Kristo: Si do ta mposhtësh se ia ka njësi, ju dëshirë?

Sali Berisha: Ai është një qeverie bazuar në skandale, nëse lexon vetëm sot deklaratë e DASH, në çdo faqe mund të quhet e zezë.

Ornela Gaçe: Edhe qeveria juaj s’ka qenë pa skandale, Gërdeci nuk është pak.

Sali Berisha: Po por është mbajtur qëndrim. Për Gërdecin janë burgosur 21 persona. Ajo drejtësi e pareformuar ka dënuar 21 persona.

g.v/abcnews.al

https://youtu.be/uU4SIUVFf7A

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!