Lulzim Basha vijon turin e takimeve në bazë, takime që i ka nisur pasi pasi hoqi dorë nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, Basha ishte në Mirditë ku ka zhvilluar një takim me demokratët e qytetit larg vëmendjes së kamerave.
Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryetari i PD ishte në Rrogozhinë, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD, Ferdinand Saraçi, i cili kandidoi në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Kujtojmë se nga momenti që dha dorëheqjen si kryetar, post që e mbante që nga viti 2013, Basha ka vijuar me takimet në bazë. Në deklaratat e tij publike, ai ka përsëritur se do të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve. Dorëheqjen e tij, Basha e ka cilësuar si hap pas për përmbushjen e këtij qëllimi, ndërsa ka ripërsëritur disa herë se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Sali Berisha. /abcnews.al/