Rusia pretendon se ka kontroll të plotë mbi portin tregtar të Mariupol-it

schedule19:45 - 13 Prill, 2022

schedule 19:45 - 13 Prill, 2022

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se porti i Mariupol-it është tashmë në kontrollin e saj total. Megjithatë, duket se pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende duke qëndruar.

Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke, është shprehur për Sky News se ka të ngjarë që deklaratat e Rusisë të jenë plotësisht të besueshme ose thuajse me siguri të vërteta.

Sipas tij, ka të ngjarë që Mariupoli “të bjerë për disa orë, jo ditë”, dhe se gjatë natës mund të ketë zhvillime dramatike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!