48 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

schedule18:46 - 13 Prill, 2022

schedule 18:46 - 13 Prill, 2022

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri ka qenë 48, si dhe nuk ka patur asnjë humbje jete.

MSh bën me dije po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 352 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Prill 2022)

Raste të reja ditore          48

Të shëruar në 24 orë       33

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1,110

Testime totale               1,789,363

Raste pozitive                   274,320

Raste të shëruara               270,474

Raste Aktive                          352

Humbje jete                          3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            198

Vlorë               39

Fier                  27

Korçë              21

Elbasan           18

Gjirokastër       16

Berat               12

Shkodër           10

Durrës              8

Kukës                3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!