Duro: Kualifikimi na liron! Trajnerët italianë këtu? Gori ishte kuzhinier

schedule17:30 - 13 Prill, 2022

schedule 17:30 - 13 Prill, 2022

Laçi shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi barazoi në ndeshjen e dytë me Teutën, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro deklaroi në Supersport: “Nuk e kuptoj ku u ndje lodhja, sepse ne po luanim shumë më mirë Teuta se deri në momentin e golit dhe vazhduam edhe më pas.

Barazuam dhe në pjesën e dytë krijuam raste për të mbyllur lojën, por shpërdoruam me Guindon dhe Adeleken. Gjithsesi këto janë ndeshje që duhen luajtur me kujdes, pasi vendosin sezonin dhe nuk janë si ndeshje radhe në kampionat”.

“Guindo ka bërë dy super-ndeshje në këto ditë me mua, pasi edhe në Shkodër ka mbajtur repartin i vetëm. Edhe Adeleke, përveç golit të bukur, ishte problematik për mbrojtjen kundërshtare. Tani jemi më të qetë dhe mund të mendojmë për ndeshjet e kampionatit. Sot kemi rikuperuar Zarubicën, një lojtar shumë interesant në sulm dhe gradualisht presim rikthimin e Malotës, Turkajt e të gjithëve me radhë”.

“Me skuadra si Laçi, Skënderbeu e Besa është më e vështirë të fitosh trofe, ndryshe nga Tirana apo Partizani. Janë skuadra të organizuara mirë, por nuk kanë traditë me trofetë dhe kjo ka vështirësinë e vet. Finalja? Si Vllaznia, edhe Partizani janë skuadra me traditë e eksperiencë, ndaj nuk kam preferenca. Do të presim me qetësin fundin e ndeshjes, për të parë me cilën do të përballemi”.

“Trajnerët italianë në Shqipëri? Nuk dua të flas për të gjithë, por Tiziano Gori ka qenë kuzhinier dhe e shoqja i punonte në ambasadën italiane. Duke ditur si ishte puna e vizave atëherë, e sollën si trajner në Shqipëri, por ai ka qenë kuzhinier”, deklaroi Duro, për ish-trajnerin që e zëvendësoi te Partizani në vitin 2001. Italiani ka drejtuar edhe Erzenin në Superiore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!